Federata italiane nis hetimet për presidentin e Inter
FIGC sipas ANSA ka hapur një hetim mbi sulmin e presidentit të Interit Steven Zhang ndaj shefitLega Serie A Paolo Dal Pino.


Steven Zhang përdori fjalët “klloun” dhe “turp për ty” në mesazhin drejtuar shefitLega.

ANSA shkruan se Interi po mbron shefin e tyre në atë që raportohet si një thirrje për Serinë A “për të kërkuar në mënyrë të vendosur mbrojtjen maksimale të shëndetit publik të të gjithë komunitetit – tifozët që mbushin stadiumet, futbollistët, stafi i shërbimit, media dhe menaxherët e përfshirë”.

“Rihapja e menjëhershme e dyerve për tifozët e planifikuar për të hënën e kaluar ngjalli shqetësim, si dhe ndryshimin e papritur të pozicionit të marrë nga Lega Calcio dhe synimet vijuese që dolën në lidhje me organizimin e raundeve të ardhshme”, tha burimi ANSA.
Shtuar më 03/03/2020, ora 16:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori