Fenerbahce cakton çmimin për Muriqin
Fenerbahce duket se ka vendosur që në këtë verë ta shesë Vedat Muriqin.

Sulmuesi i Përfaqësueses së Kosovës po tregon formë të lartë në këtë edicion te skuadra turke dhe shumë skuadra i duan shërbimet e tij.

Sipas asaj që raporton Fotomac, skuadra nga Superliga e Turqisë është në dijeni për interesimin e madh të klubeve evropiane dhe i ka caktuar çmimin prizrenasit.

Biodroga - Men Anti-Age
Skuadra turke po kërkon 20 milionë euro nga shitja e kartonit të 25-vjeçarit, derisa në garë për të janë Tottenham Hotspuri, Lazio dhe Napoli.

Spurs ka kohë që e duan transferimin e Muriqit, pasi Jose Mourinho e admiron shpirtin luftarak të tij.

Së fundmi në garë për reprezentuesi tonë janë futur edhe dy skuadrat nga Serie A, derisa bomberi nga Prizreni ende nuk ka vendosur.

Muriqi deri më tani në këtë sezon ka shënuar 13 gola në 25 paraqitje në ligën turke, e që pritet të ndërrojë ambient në këtë verë.

Shtuar më 07/04/2020, ora 16:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori