Fenomeni Ronaldo tregon si u "tradhëtua" nga Massimo Moratti
Fenomeni i ftuar në ditlindjen e Interit nuk ka nguruar tu tregojë se si dikur Massimo Moratti e la në baltë. Braziliani ka treguar se para se të pranonte ofertën e Milanit, ka qenë Ronaldo që iu vetë ofrua Interit por që presidenti i klubit në atë kohë Massimo Moratti e refuzoi.

“Po kaloja një moment të vështirë në Real Madrid dhe kisha nevojë për të luajtur më shumë kjo ishte arsyeja e largimit”.

“Interi gjithmonë kishte prioritet në zgjedhjen time dhe vendosa ta telefonoj Morattin për ta pyetur nëse më dëshironin përsëri por përgjigja ishte negative”.

41-vjeçari tregon se pas refuzimit të Interit kishte vendosur për ta pranuar ofertën e Milanit edhe pse e pranon se është tifoz zi kaltër.

“Pas refuzimit që pata vendosa t’i bashkohem Milanit por kjo gjë nuk ka ndryshuar asgjë në raportin tim me Interin”.

“Interi do të mbetet gjithmonë në zemrën time dhe jam një tifoz i madh zi kaltër”, përfundoi Ronaldo.
Shtuar më 10/03/2018, ora 11:54
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori