Torres "gjunjëzon" Realin (VIDEO)
Ka përfunduar në barazim 2-2 ndeshja mes Realit dhe Atletikos së Madridit në kuadër të Kupës së Mbretit.

I pari që hapi serinë e golave ka qenë Fernando Torres që në minutën e parë të takimit.

I menjëhershëm ka qenë reagimi i Realit, duke barazur 1:1 me anë të Sergio Ramos.

Sapo ka filluar pjesa e dytë, El Ninjo ka tundur sërish rrjetën e madrilenëve.

Cristiano Ronaldo ka ngushëlluar madrilenët, duke barazuar rezultatin në 2:2 në minutën e 86-të të takimit.

Atletico triumfoi 2:0 në sfidën e parë në Vicente Calderon, duke kaluar kështu më tej në çerekfinale të Kupës së Mbretit me rezultat të përgjithshëm 4:2./albeu.com/





Shtuar më 15/01/2015, ora 22:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori