"Ferrari" gati për të dalë nga garazhdi, koha që Sadiku të debutojë me Levanten
Pëlqej
Armando Sadiku është gati për të bërë debutimin e tij me skuadrën e Levantes.

Mediat spanjolle bëjnë me dije se trajneri i ekipit të Levantes po mendon që të ndryshojë skemën për të luajtur me dy sulmues, në mënyrë që të jetë më shumë hapësira për lojtarët e afruar në merkaton e janarit.

Xhampaolo Pacini dhe Armando Sadiku janë dy sulmues që mund të garantojnë gola dhe sigurisht që trajneri Huan Muniz do të tentojë t’i përdorë të dy për të marrë pikët e nevojshme për të siguruar mbijetesën në La Liga.

4-2-3-1 ka qenë moduli i përdorur nga Levante deri më tani, por mesa duket ai do të shndërrohet në 4-4-2./albeu.com/
Shtuar më 24/02/2018, ora 16:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori