Festa e "çmendur" në dhomat e zhveshjes së Tiranës pas triumfit në derbi (VIDEO)
Tirana mori një fitorerëndësishme mbrëmjen e djeshme ndaj Partizanit për llogari të javës së 24-të në Kategorinë Superiore.

Bardheblutë triumfuan në derbin e kryeqytetit me rezultatin e thellë 5-1. Sigurisht që kjo fitore ishte tepër e rëndësishme për djemtë e Emanuel Egbo, të cilët në dhomat e zhveshjes të "Air Albania Stadium" u panë tepër të entuziazmuar.

"Kush s'kërcen është morri kuq", dëgjohet kori, sigurisht duke thumbuar Partizanin për një humbje që nuk do të kalojë lehtësisht.

Shtuar më 29/02/2020, ora 11:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori