Festimi i Balotellit bëhet viral në rrjet, italiani e shpjegon (VIDEO)
Ndeshja mes Olympique Marseille dhe Saint Etienne vijon të komentohet në rrjet.

Kjo pasi Balotelli menjëherë pas golit të shënuar zgjodhi një mënyrë krejt të veçantë për të festuar.

Ai mori telefonin e tij dhe e postoi festën në Instagram Story.

28-vjeçari tregoi më pas se çdo gjë ishte e përgatitur më parë nga ai dhe i vjen mirë që është bërë virale.

“Ia dhashë telefonin tim gazetarit të Marseilles”, ka thënë Balotelli për Canal Football Club.

“I thash të mbajë telefonin tim prapa porte sepse nëse do të shënoja, do të bëja një Instagram Story”. /albeu.com/
Shtuar më 04/03/2019, ora 13:29
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori