Fidel Ylli: Jemi drejt marrëveshjes, futbolli nis shpejt
Fidel Ylli, i cili së bashku me një grup tjetër nga qeveria, pas takimit që kishte me Ligën, është shprehur se gjithçka është në rrugën e duhur, për zgjidhjen e kampionatit, që deri tani është në bojkot.

Për “Panorama Sport”, Fidel Ylli u shpreh se kishte debate në takim, por zgjidhja sipas tij është afër.

“Sot kishim rënë dakord me Ligën, për të bërë një takim, me ministren e financave dhe një grup serioz nga qeveria, ku pati debate dhe jemi në rrugën e duhur, jo që të zgjidhim problemet e futbollit, por të gjithë sportit shqiptar.

Qeveria dhe ministria kanë qenë gjithmonë të gatshme, që të ketë mundësi për zgjidhjen e kërkesave. Megjithatë ka qenë Liga që me anë të bojkotit e ka cacur situatën deri në këtë gjendje dhe tani është zbutur. Mendoj që shumë shpejt do të kemi zgjidhjen. Bojkoti është në dorën e tyre, ne nuk detyrojmë asnjë për bojkotin. Bisedat sot kanë qenë shumë të frytshme dhe do kemi zgjidhje.”, u shpreh Fidel Ylli.
Shtuar më 15/10/2020, ora 19:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori