FIFA pezullon projektin për Botërorin e Klubeve
Pak kohë më parë FIFA hartoi një plan për të zhvilluar Botërorin e Klubeve në muajin qershor, një event që do t’i sillte miliarda euro fitime botës së futbollit. Ky plan u refuzua nga UEFA dhe nga Shoqata Europiane e Klubeve me në krye presidentin e Juventusit, Andre Agnelli.

Kjo për shkak se do të krijohej një kalendar i ngjeshur dhe lojtarët do të sforcoheshin së tepërmi. Gjithsesi ana ekonimike të bën të mendosh dy herë këtë ndryshim. Një shoqata ka ofruar 25 miliardë dollar për të menaxhuar të drejtat e projektit dhe tashmë pritet një mbledhje tjetër nga Kshilli Administrativ i FIFA-s në Miami në muajin mars. /albeu.com/
Shtuar më 27/10/2018, ora 12:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori