FIFA ka vendosur së Video Asistent Referee, i njohur si VAR do të
përdoret në
Kupën e
Botës Rusia 2018.
VAR për herë të parë do të
përdoret në
Kupën e
Botës, që do të zhvillohet në qershor të këtij viti në Rusi.
Trupa e kësaj organizate do ta diskutojë këtë me 22 janar në Zyrih dhe pozicioni i presidentit Gianni Infantino dhe FIFA-s është i qartë: “ne duam ta përdorim VAR-in”.
Ky sistem është përdorur tashmë në organizimet e FIFA-s, në
Kupën e
Botës U-20,
Kupën e Konfederatave dhe
Kupën e
Botës për Klube.
“Ne kemi luajtur pothuajse 100 ndeshje me VAR dhe testi ka qenë më i mirë se sa e kemi pritur”, tha Drejtori i IFAB, David Ellery.
VAR tashmë është duke u përdorur në Bundesliga, Serie A dhe në kupat e Francës dhe Anglisë. /albeu.com/
Shtuar më 10/01/2018,
ora 16:59