Figo tradhton Cristiano Ronaldo-n
figo
Legjenda e futbollit portugez, Luis Figo ka tradhëtuar bashkëkombasin e tij Cristiano Ronaldo. I pyetur se cili është lojtari më i mirë në botë ai tha Luka Modriç.

“Ai është njëri prej atyre, që sigurisht e meriton një çmim individual. Këto çmime janë gjithmonë subjektive, por, pa dyshim, Modriç ka pasur një sezon të mrekullueshëm.

Ai bëri dallimin me ekipin kombëtar kroat dhe me Real Madridin. Për këtë arsye, çmimi i tij është i merituar. Unë jetoj në Madrid dhe megjithëse nuk kemi luajtur së bashku, frekuentojmë të njëjtat vende, rrimë me të njëjtët njerëz, kalojmë bashkë edhe momente familjare.

Modric është një njeri i shkëlqyer dhe më bën të lumtur që këtë vit ai ka fituar kaq shumë trofe individualë”, th Figo. /albe.com/
Shtuar më 15/11/2018, ora 09:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori