Finalja e parë: Atletico i merr barazim Realit në Bernabeu (VIDEO)
Pëlqej
Atletico Madrid ka marrë një barazim me shumë peshë në finalen e parë të Superkupës ndaj Realit të Madridit. Ndeshja u luajt në "Santiago Bernabeo".

Pjesa e parë ishte shumë e vakët me pak raste shënimi dhe u mbyll me rezultatin e bardhë 0-0.

Pjesa e dytë ishte një ndeshje me shumë emocione, por golat erdhën shumë vonë.

Në minutën e 81-të pas një rrëmuje në zonë ishte James Rodriguez ai që shënoi golin e parë për Real Madridin, duke shfrytëzuar një pakujdesi në mbrojtje. 1-0 dhe gëzimi i madh në tribunat e Bernabeut.

Atë që u mendua të ishte avantazh për Real Madridin, e ktheu shumë shpejt në disavantazh Raul Garcia (88'), i cili pas një harkimi nga këndi të Kokes arriti të fusë topin në rrjetë falë mbrojtjes dhe portierit të hutuar të mbretërve.

Deri në fund të takimit Reali bëri shumë presion dhe madje edhe kërkoi penalti, por gjyqtari nuk reagoi ndaj kësaj kërkese.

Pas ndshjes së parë finale të Superkupës së Spanjës Atletico Madridi e ka avantazhin e lehtë të golit si mysafir në këtë barazim.

Ndeshja kthyese e finales dhe vendimtare zhvillohet pas dy ditësh në Vicente Calderon dhe Real Madridit patjetër i duhet një fitore për ta fituar këtë trofe ose barazim me shumë gola.
Shtuar më 20/08/2014, ora 01:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori