Më në fund zyrtarizohet kundërshtari i parë i Aramndo Dukës. Pas njoftimit për rikandidim të kreut aktual të FSHF-së, është mësuar edhe rivali i parë i presidentit që qëndron në krye të federatës prej katër mandatesh.
I ftuar në ‘rubriken sportive’ në ‘rtsh’, deputeti socialist, Bashkim
Fino, ka pranuar se do të kandidojë për president të FSHF-së në zgjedhjet që do të zhvillohen më 7 shkurt në qytetin e Durrësit.
“Ka kohë që shumë dashamirës të sportit më kanë kërkuar të kandidoj për garën në FSHF, kam folur dhe kam diskutuar se futbollin e kam pasion.
“Mbase
trajnerin se bej dot, por ka ardhur koha të bëjmë një
ndryshim në futbollin shqiptar, të përmirësojmë imazhin. Falënderoi të gjithë dashamirësit e mi. Shpresoj të kemi edhe kandidatë të tjera.” përfundoi
Fino. /albeu.com/
Shtuar më 11/01/2018,
ora 21:10