Fitoi Champions-in, Xhaka uron Shaqirin (FOTO LAJM)

Liverpooli triumfoi mbrëmë në finalen e Ligës së Kampioneve, duke e mposhtur Tottenhamin me rezultatin 2:0

Ky ishte titulli i gjashtë në histori për klubin anglez në këtë garë, derisa ishte i dyti për futbollistin shqiptar, Xherdan Shaqiri, i cili më herët e kishte fituar edhe me Bayern Munichun.

Pavarësisht se nuk u paraqit për asnjë minutë ndaj Tottenhamit, Shaiqri ka qenë mjaft i rëndësishëm për Liverpoolin në rrugëtimin drejt finales.

Reprezentuesi zviceran ka marrë urime të shumta pas këtij triumfi, ku në mesin e tyre ka qenë edhe Granit Xhaka.

"Urime vëlla", ka shkruar Xhaka në rrjetin social Instagram. /albeu.com/
Shtuar më 02/06/2019, ora 10:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori