Fitore dhe pensionim, Khabib me postim emocionues në "Instagram"
Ylli i UFC, kampioni i pamposhtur, Khabib Nurmagomedov, ka nderuar babain e tij, pas ndeshjes ndaj Justin Gaethje, ndeshje e cila me gjasë do të jetë e fundit për rusin.

Kampioni ka falënderuar babain e ndjerë për të gjitha mësimet që ai i ka dhënë gjatë jetës.

"Kur Allahu është me ju, askush nuk mund t’iu thyej, askush. Faleminderit babi për gjithçka që më ke mësuar gjatë jetës, Allauh të shpërbleftë me parajsë", ka shkruar Khabib.

Khabib mbrëmë ka shënuar fitoren e 29-të në karrierën e tij, duke shkuar në rekord 29:0.

Kështu, ai pensionohet nga UFC si një kampion i pamposhtur dhe i padiskutueshëm.
Shtuar më 25/10/2020, ora 09:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori