Fitore dramatike për Bayernin përballë Heidenheim (VIDEO)
Bayern Munchen ka arritur të marë një fitore dramatike përballë Heidenheim skuadrës nga Bundesliga 2.

Fillimisht ishte Bayern Munchen ai që zhbllokoi rezultatin shumë shpejt madje që në minutën e 13’ me Gorezka më pas vetëm 4 minuta më vonë mbrojtësi bavarez Sule lë skuadrën me 10 lojtarë duke ja vështirësuar ndjeshëm ndeshjen ekipit të tij.

Pas daljes jasht të Sule Heidenheim fitoi besim dhe arriti të merte lojën në dorë ku arriti të shënojë dy herë brenda pjesës së parë me Glatzel në minutën e 27’ dhe më pas me Schnatterer në minutën e 39’.

Pjesa e parë do të mbyllej në avantazhin e miqve por pjesa e dytë do të niste me një Bayern ndryshe ku edhe pse me 10 lojtarë lojtarët me emër arritën të bëjnë diferencën.

Thomas Muller do të shënonte dy herë në fillimin e pjesës së dytë në minutat 53’ dhe 54’ vetëm pak minuta më pas në të 66’ është radha e talentit Gnabry për të realizuar golin e 4-tët për Bayern gol që do ta vinte sërish në gjumë skuadrën pasi Glatzel do të plotësonte hat-trick me dy gola të tjerë në minutat 74’ dhe 77’ I fundit me penallti.

Bayerni i shashtisur gjen fuqinë dhe mobilizohet për aksionet e fundit ku do të kërkonin golin me domosdo dhe arrin të marin një penallti në minutën e 84’ e cila meret përsipër nga sulmuesi kryesor Leëadoëski i cili dërgon në rrjetë.

5-4 do të ishte rezultati përfundimtar i kësaj ndeshje dramatike në Alliaz Arena e vlefshme për cerekfinalet e DFB Pokal, me Bayernin që kalon në gjysmë-finale. /albeu.com/
Shtuar më 03/04/2019, ora 20:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori