Fitore e madhe e Juves (VIDEO)
Juventusi ka arritur të fitojë 3:0 kundër Fiorentinës.

Kampionët në fuqi të Italisë kanë dëshmuar edhe njëherë se ata janë dominues në fushën e blertë, së paku në këtë vend.

Pas kësaj fitoreje në transfertë, Juventus kualifikohet për në finale të Kupës së Italisë me rezultatin e përgjithshëm 4:2.

Alessandro Matri (21’), Roberto Pereyra (44’) dhe Leonardo Bonucci (59’) shënuan golat e këtij triumfi për Zonjën e Vjetër.

Juventus pret sfidën mes Napolit dhe Lazios, e cila luhet nesër, që të mësojë kundërshtarin në finale të Kupës së Italisë./albeu.com/
Shtuar më 07/04/2015, ora 22:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori