Fitore me përmbysje për Chelsean, Costa shënon (VIDEO)
Pëlqej
Chelsea ka përmbysur disavantazhin 1-0 për të fituar me rezultat 3-1 në takimin e javës së parë të Premier Leagues ndaj Burnley.

Blutë udhëtuan te skuadra e porsa-promovuar në elitë në kërkim të tre pikëve, por u befasuan pas vetëm 13 minutash lojë duke pësuargol.

Scott Arfield lëshoi një të djathtë spektakolare në portë e mbrojtur nga Courtis.

Por përgjigja e mysafirëve erdhi shpejt, kur pas një pasimi me thembër të Cesc Fabregas, Ivanovic godet drejt portës, por topi i kthyer nga shtylla dërgohet me saktësi në rrjet nga sulmuesi i ri Diego Costa.

Vetëm pesë minuta më vonë erdhi edhe goli i dytë dhe i avantazhit për Chelsean. Fabregas bëri një super asist për Andre Schurle.

Goli i tretë erdhi pas një harkimi nga këndi të Cesk, dhe Ivanovic realizoi.

Blutë kërkuan gola edhe në pjesën e dytë, por nuk ishin aq insistues. Në dhjetë minutat e fundit për Chelsean luajti edhe Didier Drogba, i cili u rikthye te skuadra e tij pas dy vitesh
Shtuar më 18/08/2014, ora 23:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori