Fjalët prekëse të babait të Indritit: Sikur të kisha fuqi nuk dija se ç'mund të bëja (VIDEO)
Indrit Çelaj ndërroi jetë mëngjesin e ditës së sotme si pasojë e një plumbi të marrë në kokë teksa po instalonte një kondicioner në vilën e familjes Kusi në zonën e Myslym Shyrit në Tiranë.

Babai i tij, Batjari me dhimbje është shprehur se nëse do të fuqi nuk dija se ç'mund të bëja.

"Kjo që më ndodhi mua mos i ndodhtë asnjërit . Kjo është fatkeqësi e madhe në Shqipëri. Ti nisesh në punë dhe kthehesh i vdekur është fatkeqësi. E kam marrë vesh nga gazetat . Cuni është vrarë ne 11 paradite unë e mora vesh në orën 7 në darkë se i kishin marrë edhe dokumentat. Cunin e kishte marrë policia. Djali ishte në punë , punonte me kondicionerë se ka mbaruar edhe elektriken. Montonte kondicionerët. Asnjë konflikt nuk ka pasur djali , ka qenë i kulturuar dhe i sjellshëm. Rrallë gjen djalë si ai , nuk dinte të ofendonte ishte i matur. Ma morën djalin në moshë të re. Në fillim të shtatorit do bënim bufenë. Kur vajta në spital vetëm kam mbajtur veten . Sikur të kisha fuqi nuk dija se ca mund të bëja. Ku do kërkoj drejtësi, kush ma zgjidh mua..." ka thënë babai i Indrit Çelaj.

Si ndodhi ngjarja

26 vjeçari, Indrit Çelaj bashkë me kolegun e tij shtetasin Lorenc Veliaj kishin shkuar për të instaluar një kondicioner në vilën 3 katëshe të familjes Kusi.

Teksa ende po punonin për kondicionerin i cili po rridhte ujë, dy djemtë e familjes Kusi, Griseldo Kusi 31 vjeç dhe Albano Kusi 28 vjeç kanë qëlluar me armë zjarri pistoletë në kokë.

Dy vëllezërit kërkuan prej kolegut të Çelajt të merrte përsipër ngjarjen, duke dalë me "duar të lara" nga krimi. Por sipas njoftimit të policisë, janë pikërisht ata që qëlluan me plumb kokës 26 vjeçarin.

Indrit Çelaj nuk mundi ti mbijetonte plagëve dhe ndërroi jetë mëngjesin e ditës së sotme në Spitalin e Traumës në Tiranë.

Ndërkohë policia ka arrestuar babain e dy vëllezërve, shtetasin Bujar Kusi, i cili është dhe pronar i vilës ku ndodhi ngjarja.

Gjithashtu janë arrestuar dhe shtetasi Ali (Edmond) Sula, Ferdinant Bakalli dhe Luan Çaka për veprat penale “Moskallëzimi i krimit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vertetës”, pasi dyshohet se kanë qenë prezent ne momentin që ka ndodhur ngjarja dhe nuk kanë njoftuar organet kopetente sipas detyrimit ligjor.
Shtuar më 23/08/2019, ora 15:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori