Flet heroi i kombëtares, Sadiku: Fitorja ishte për të gjithë shqiptarët!
Armando Sadiku ishte heroi i Shqipërisë mbrëmjen e djeshme ku shënoi një dopietë, teksa pas ndeshjes ndaj Izraelit deklaroi se kjo fitore është e gjithë popullit shqiptar.

“Njerëzit po e krahasojnë çdo ndeshje me Europianin, por edhe me Italinë apo me Spanjën kemi luajtur ndeshje të mira. Nuk është se kemi ndryshuar si nata me ditën me Europianin, ne jemi po ata, por herë fiton e herë nuk fiton dhe ne jemi gjykuar nga rezultatet e fundit. Kemi bërë gjithçka mirë mbrëmë, kemi marrë 3 pikë me shumë rëndësi dhe jemi të kënaqur, duke u kthyer në rrugën e duhur.

Fitorja për trajnerin? “Jo, kjo fitore është vetëm për popullin tonë, si gjithnjë. As për Xhani De Biasin, as për Gani Abazajn, as për Mërgim Mavrajn. Fitorja është për shqiptarët dhe gjithë shqiptarinë.”
Shtuar më 12/06/2017, ora 09:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori