Flet përsëri Ronaldo, i qëndron dilemës së largimit
Pëlqej
Pas deklaratës që Cristiano Ronaldo bëri në përfundim të finales së Champions League, kanë qënë të shumta reagimet si nga rradhët e tifozëve por edhe nga klubi apo drejtuesit e klubit.

Madje disa media sportive e kanë vlersuar reagimin e Ronaldos, si një mënyrë për të tërhequr vëmndjen pas vetes.

Edhe shoku i tij i skuadrës, Sergio Ramos, pasi është pyetur rreth deklaratës së Ronaldos, ka thënë se Cristianos i pëlqen që ti luten dhe se nuk do të largohej nga Madridi.

Pas këtyre polemikash të shumta "ylli" portugez ka dalë me një tjetër deklaratë duke komentuar të parë.

“Fola edhe pse nuk është dashur të flisja, por diçka do të ndodhë” ka thënë ai.

“Nuk ishte momenti i duhur, por u tregova i sinqertë. Nuk flas shumë, por kur flas, flas. Natyrisht se kam diçka për të thënë, por nuk ishte momenti i duhur edhe pse nuk pendohem. Çfarë ndodhi? E mban në vete dhe vazhdon ta mbash, por pastaj vjen një moment kur e humb kontrollin” shtoi më pas Ronaldo.

“Nuk mund të garantoj asgjë. Nuk e fsheh. Do të flas në ditët në vazhdim. Jeta nuk është vetëm lavdi. Flas dhe e përshëndes Presidentin e e klubit Florentino Perez, si profesionist që jam”, ka përfunduar Ronaldo. /albeu.com/
Shtuar më 27/05/2018, ora 11:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori