Florian Marku mposht me nokaout boksierin anglez në Londër (VIDEO)
Boksieri shqiptar, Florian Marku ka vijuar serinë e tij të fitoreve pasi pasditen e të shtunës ka triumfuar në duelin ndaj Tommy Broadbent, të zhvilluar në “O2 Arena” të Londrës.

Florian Marku e ka ndalur rivalin e tij në raundin e katërt me KO, duke e çuar në 4 numrin e fitoreve të tij radhazi me KO.

Sikurse raportohet nga gazetarët britanikë, Florian Marku është mbështetur fuqishëm nga tifozët shqiptarë në arenën më të madhe të Londrës.

Kjo sfidë e fituar nga shqiptari ish-luftëtar i MMA, ishte e vlefshme për kategorinë "Welterëeight", me Markun që tashmë shijon shifrat 4-0.
Shtuar më 13/07/2019, ora 22:49
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori