Formacionet zyrtare, Partizani do fitoren me çdo kusht ndaj Luftëtarit
Partizani dhe Luftëtari do të përballen mes tyre ditën e sotme, në ndeshjen e vlefshme për javën e 29-të në Kategorinë Superiore.luftetari-partizani

Të kuqtë e drejtuar nga Sormani, do të kërkojnë me çdo kusht fitoren, duke ditur që vijnë pas një serie të gjatë rezultatesh negative.

Fitorja për të kuqtë në këtë ndeshje është detyrim, për të luftuar për Kupat e Europës dhe për të mos rrezikuar zonën “play-out”.

Nga ana tjetër, Luftëtari i cili tashmë edhe matematikisht ndodhet në Kategorinë e Parë, dëshiron të respektojë garën dhe do të luftojë për një rezultat pozitiv ditën e sotme.

Formacionet zyrtare:

Partizani: Teqja, Idrizaj, Belica, Boldor, Trashi, Telushi, Broja, Kordeiro, Llanaj, Bardhi Çinari. Trajner: A. Sormani

Luftëtari: Shala, Çela, Çelaj, Dragoshi, Duka, Dushkaj, Hyseni, Isufi, Lala, Lika Mehmetllari. Trajner: N. Novi
Shtuar më 14/06/2020, ora 16:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori