Formacionet zyrtare të derbit: Torino-Juventus, Sarri surprizon
Juventusi luan sfidën e javës së 11-të në Seria A, në derbin e zjarrtë ndaj Torinos.


Ekipi i Sarrit e luan në stadiumin Olimpik të Torinos si udhëtuese këtë derbi, ndërkohë që tekniku ka zgjedhur nga minuta e parë De Ligtin në qendër të mbrojtjes, ndërkohë nga e majta De Shiljo.

Khedira në stol, me mesfushën që kompozohet nga Bentakur, Pjaniç e Matuidi. Bernardeski në rolin e atij që krijon lojën, dhe Ronaldo e Dibala në sulm.

“Zonja e Vjetër” kërkon fitoren edhe pse në një sfidë delikate, pasi për momentin Interi është 2 pikë para në kreun e klasifikimit, pas fitores në transfertë me Bolonjan.



20:45 | Torino-Juventus


FORMACIONET

JUVENTUS (4-3-1-2): Shezni; Kuadrado, Bonuçi, De Ligt, De Shiljo; Bentakur, Pjaniç, Matuidi; Bernardeski; Kristiano Ronaldo, Dibala. Trajner: Sarri.

TORINO (3-5-2): Sirigu; Ico, Bremer, Lianko; Aina, Baseli, Rinkon, Meitè, Ansaldi; Verdi, Beloti. Trajner: Maxarri.
Shtuar më 02/11/2019, ora 20:14
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori