Formacioni i Kombëtares me lojtarët që janë aktivizuar më shumë (FOTO LAJM)

Etrit Berisha- 870 minuta
Kampionati Eruopian është në prah, teksa pritet që trajneri De Biasi të zyrtarizojë edhe listën me futbollistët që do të grumbullojë për Euro 2016. Por, kush janë lojtarët shqiptarë që janë aktivizuar më shumë këtë sezon?

Për në Francë, duket e sigurt që porta do të mbrohet nga Etrit Berisha, por në fakt gardiani i Lazios ka luajtur shumë pak minuta në këtë sezon.

Në qendër të mbrojtjes pozicionohen Lorik Cana dhe Rrahmani, i cili ka qenë një nga lojtarët me stabël në Kroaci me RNK Split. Nga krahët në mbrojtje, dy lojtarët që janë aktivizuar më shumë me ekipet e tyre, janë Hysaj dhe Ansi Agolli.

Mesfusha përbëhet nga Abrashi, Xhaka dhe Memushaj, tre lojtarë mjaft aktivë gjatë këtij sezoni.

Në rast se për bazë do të merreshin minutat e aktivizimit gjatë sezonit, në sulm do të kishin Rashicën, Mehën dhe Sadikun.

Gjithsesi do të jetë e vështirë të shohim këtë formacion në Francë, pasi De Biasi i beson shumë disa futbollistëve të tjerë. /albeu.com/
Shtuar më 18/05/2016, ora 12:08
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori