FOTO EKSKLUZIVE/ Shijoni fitoren magjike të Kosovës kundër Azerbajxhanit

Foto: Ervin Shkulaku/albeu/
Pëlqej
Nga Ervin Shkulaku

Kosova, një ekip i ri por po shënon fitore dhe po shkatërron skuadra që kanë një histori të tërë në futboll.

Pas fitores të thellë me Maltën, sonte Kosova ka shkatërruar 4-0 Azerbajxhanin duke dhuruar spektakël magjik në fushë.

Ishte Arbër Zeneli që merr një top të mirë nga Kololli dhe me stilin e tij shënon golin e parë për Kosovën në minutën e dytë të ndeshjes.

Ashtu si në pjesën e parë, Zeneli shënon përsëri në krahun e djathtë të portës kurse fatin e kësaj ndeshje e vendosi një tjetër talent, Amir Rrahmani për të shënuar golin e tretë.

E kush mund ta përfundonte këtë takim më mirë se ai që e nisi, Arbër Zeneli duke shënuar edhe golin e katër.

Ndërkaq albeu.com ju sjell fotografi ekskluzive nga kjo ndeshje magjike.


Shtuar më 20/11/2018, ora 23:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori