"Francë 2016"/ 24 kombëtare në "ankth", Shqipëria në vazon e katërt (FOTO LAJM)

Pritjes më në fund i erdhi fundi. E gjithë vëmendja e Shqiptarëve dhe e qytetarëve europian do të jetë e fokusuar në Paris, atje ku sot 24 shtet pjesëmarrëse do të marrin vesh edhe 3 kundërshtarët e tyre në grupet e "Euro 2016".

Mes tyre herë të parë edhe Shqipëria e Giovanni De Biasit, e cila sot më në fund do të mësojnë rivalët në eventin më të rëndësishëm të historisë së sportit shqiptar.

Kombëtarja jonë do të jetë në vazon katërt së bashku me Turqinë, Republikën e Irlandës, Islandën, Uellsin dhe Irlandën e Veriut.
Gjatë momentit të hedhjes së shortit, në Pallatin e Kongreseve në Paris, Shqipëria do të përfaqësohet nga presidenti Armando Duka, trajneri De Biasi dhe menaxheri i kombëtares, Alban Bushi.

vazon e parë, Francës - që është edhe vendi organizator, i bashkohen Spanja, Gjermania, Anglia, Belgjika dhe Portugalia.
vazon e dytë janë të tjerë emra të mëdhenj të futbollit europian, si Italia, Zvicra, Rusia, Austria, Kroacia dhe Ukraina.

Edhe vazoja e tretë nuk mbetet prapa, për sa i përket peshës që kanë këto kombëtare në Europë. Një nga kundërshtarët e Shqipërisë në “Francë 2016” mund të jetë edhe Suedia, apo Republika Çeke, Polonia, Rumania, Sllovakia e Hungaria.
Shtuar më 12/12/2015, ora 09:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori