Frankfurt i jep mësim Interit në "Guiseppe Meazza" (VIDEO)
Interi zhgënjen sërish në kupat e Europës. Zikaltërit nuk arritën ti shënonin as edhe një gol gjermanëve të Frankfurt.

Një gabim fatal i mbrojtësit De Vrij i kushtoi shrejt skuadrës së tij pasi gjakftohti Joviç u sul si rraketë në drejtimin e topin duke e fituar e më pas me zgjaursi kalon topin sipër kokës së Handanoviç që në minutën e 5’.

Jovic i dëshmoi të gjithve se është një nga sumuesit më të mirë të momentit e jo më kot drejtuesit e Barcelonës po e vëzhgonin nga shkallët e stadiumit ndeshjen e sotme duke e parë 21-vjeçarin si sulmuesi që mund të zëvendësojë mjaft mirë Luis Suarez që tashmë është 33-vjeçar.

Interi tregoi se nuk do ta kishte të lehtë këtë ndeshjë pasi që në minutën e 2-të gjermanët ishin pranë golit ku topi preku traversën.

Gjatë gjithë pjesës së parë interi do të ishte një skuadër e plagosur në fushë që lëvizte me sloë motion.
Eintracht do ti afrohej golit të dytë disa herë gjatë pjesës parë duke përfituar nga gabimet e njëpasnjëshme të lojtarve të Interit.

E till do të niste edhe pjesa e dytë ku Interin do ta shpëtonte në shumë raste kapiteni Handanoviç.
Interi do fillonte të zgjohej në min e 65’. Ku do të godiste disa drejt portës por pa sukses.

Minutat shtesë rezervojnë edhe një rast të pastër për gjermanet që mund të dyfishonin rezultatit por kapitëni përsëri ia mohoi golin.

Eintrachti bën surprizën, Interi thellon krizën. /albeu.com/
Shtuar më 14/03/2019, ora 23:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori