FSHF e konfirmon, De Biasi: Na hoqën atë që fituam në fushë
Federata Shqiptare e Futbollit konfirmon vendimin e UEFA-s. Në një deklaratë për mediat, Sekretari i Përgjithshëm i FSHF-së, Ilir Shulku, ka thënë se janë krejtësisht të pakënaqur, se trepikëshi i ndeshjes së ndërprerë në Beograd i takon Shqipërisë, se argumentat juridikë dhe faktet janë krejtësisht në favorin tonë, ndaj beteja do të vazhdojë në Komisionin e Apelit të UEFA-s.

Shulku ka pohuar se nuk kemi arsyetimet e anëtarëve të Disiplinës për vendimet e marra.

"Duket një vendim i çuditshëm, ndaj do ta godasim me forcë. Vendimi i arsyetuar do të jepet brenda 5 ditësh", tha Shulku.

Nga ana e tij, trajneri i kombëtares Gianni De Biasi ka thënë: "Nuk mund ta pranojmë veten si humbës. Na kanë hequr atë që ne kishim fituar në fushë". /albeu.com/

Shtuar më 24/10/2014, ora 10:21
plaqinia i uefas
e Premte 24 Tetor 2014, Ora 10:30
miku ekziston edhe ne europen kurve z.de biasi......kjo e mafie me kostum mister.
Alfred Haxhiaj
e Premte 24 Tetor 2014, Ora 10:30
Urgjentisht FSHF duhet te leshoje nje deklarate zyrtare per bojkotuar te gjitha ndeshjet e radhes.
E c'na duhet qe te vazhdojme me tej???!!!!
Ne 1992 Serbia u denua nga UEFA dhe me pas nuk e gjeti asgje, perkundrazi u be me e frikshme tek UEFA gje qe u deshmua katerciperisht me kete vendim, i cili eshte vendimi me i turpshem ne historine e futbollit.
Tetova
e Premte 24 Tetor 2014, Ora 10:35
Kjo qe solli sot UEFA -ja gostiti sjelljen raciste te huliganeve SERB,gjithcka eshte nji FARS per DREJTESI TURP PER TE GJITH SPORTIN NE PERGJITHESI KTO NJEREZ QE UDHEHEQIN ME FUDBOLLIN EUROPIAN PATJETER DUHET TE SHKOJN SE SKA ASGJE TE PERBASHEKET ME SPORTIN. FSHF dhe qeveria shqiptare duhet te nderpresin bashkpunimin me kesisoje organizate mafioze ,dhe gjithashtu te terhiqen nga gara.
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori