Federata
Shqiptare e Futbollit u ka dhënë fund të gjitha spekulimeve të
mediave se është në
kërkim të një trajneri të ri për të zëvendësuar Christian Panuccin që sipas
mediave në fjalë do të shkarkohet.
Me një njoftim në faqen zyrtare qeveria e futbollit shqiptar ka shuar çdo aludim duke nënvizuar se Panucci do të vazhdojë punën në krye të kuqezinjëve deri në përfundim të eliminatoreve të Euro 2020 siç është përcaktuar edhe në kontratën e tij. Ja njoftimi i plotë i FSHF.
“Nisur nga disa spekulime dhe lajme abuzive që kanë qarkulluar në disa media orët e fundit, Federata
Shqiptare e Futbollit dëshiron t’iu informojë se nuk është aspak e vërtetë që jemi në
kërkim të një trajneri të ri për Kombëtaren
Shqiptare të Futbollit.FSHF është duke punuar dhe bashkëpunuar maksimalisht me trajnerin Panucci për të arritur rezultate sa më të larta në kualifikueset për Kampionatin Europian 2020.”
Shtuar më 28/11/2018,
ora 14:00