Furnizoheshin me drogë nga shqiptarët, shkatërrohet grupi i ultrasit të Milanit
Luca Lucci, 37 vjeç është arrestuar sot në Milano pasi konsiderohet si një nga kokat kryesore të trafikut të drogës.

Siç shkruajnë mediat vendase Lucci është shefi i tifozëve të Milanit.

Bashkë me të policia ka arrestuar edhe shefin e rojeve të sigurisë tek klubi i Interit, si dhe 20 persona të tjerë të akuzuar për trafik droge.

Mësohet se është sekuestruar 250kg kanabis, që sipas mediave italiane ishte siguruar nga një bandë shqiptarësh.

Shefi i tifozëve të Milanit, Luka Lucci, ishte personi që merrte drogën nga disa shqiptarë në Sesto San Xhovani.

Shefi ultras i Milanit ka një sërë precedentësh dhe është dënuar edhe për aggresion në derbin e Milanos të luajtur në shkurtin e vitit 2009. /albeu.com/
Shtuar më 04/06/2018, ora 17:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori