Futbolli anglez në zi, ndahet nga jeta ish-mbrojtësi i Tottenham-it


Futbolli anglez është në zi ditën e sotme, pasi ish-futbollisti Goran Bunjevçeviç është ndarë nga jeta.

Mësohet se shkak i vdekjes së Bunjevçeviç, është bërë një sulm në zemër, pasi ish-lojtari vuante nga zmadhimi i aortës në zemër.

Nga vitet 2001-2006, ai është aktivizuar me skuadrën e Totenhemit në Londër, teksa ka luajtur edhe 51 ndeshje.

Ish-mbrojtësi ka qenë pjesë edhe e kombëtares së Ish-Jugosllavisë, ku ka luajtur edhe 16 takime.

Edhe ekipi britanik shprehu ngushëllimet e veta në Tëtitter: “Jemi vërtet të pikëlluar të dëgjojmë për ndarjen nga jeta të ish-lojtarit tonë Goran Bunjevçeviç. Mendimet e çdo anëtari të klubit shkojnë me shokët e tij dhe familjen në këtë kohë të vështirë.” /albeu.com/
Shtuar më 29/06/2018, ora 16:56
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori