Futbolli italian në zi, ndërron jetë ish-trajneri i njohur i Interit (FOTO LAJM)

Futbolli italian në zi. Është ndarë nga jeta në moshën 81-vjeçare ish-trajneri i njohur Luixhi Simoni. Ai ka drejtuar dhjetëra skuadra, ndërsa ishte pranë fitimit të titullit me Interin në vitin 2002.

Si futbollist Simoni ka luajtur me Torino, Breshian dhe Xhenoa, Juventusin, Napolin, etj, ndërsa me Interin e Ronaldo “fenomenit” fitoi Kupën UEFA në vitin 1998.

Legjenda italiane ka ndërruar jetë pikërisht në datën që përkon sot me 10 vjetorin e tripletës së Interit.

Shtuar më 22/05/2020, ora 15:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori