Futbolli shqiptar në zi! Ndahet nga jeta ish-trajneri i Kombëtares
Pëlqej
foto ilustruese
Një lajm i hidhur ka ardhur për futbollin shqiptar, pasi ditën e sotme është ndarë nga jeta Filip Xhaji.

Kujtojmë se Filip Xhaji, ka patur një karrierë mjaftë të suksesshme në futbollin shqiptar, dhe ka qënë për shumë kohë ish-lojtarin e Lokomotivës së dikurshme, sot Teuta, Filip Xhajin.

Gjithashtu Xhaji ka qenë edhe trajner i Kombëtares së moshave, kryesisht të atyre nga 9-11 dhe e ka bërë për shumë vite këtë detyrë.

Ndërkohë edhe FSHF ka bërë një reagim duke përcjellur ngushëllimet për vdekjen e Xhajit.

Reagimi i plotë i FSHF-së:

LAMTUMIRË FILIP XHAJI!

Futbolli durrësak ndjehet në zi për humbjen e një mjeshtri të shquar si Filip Xhaji. FSHF ndjen keqardhje për këtë lajm të hidhur dhe është pranë familjarëve të të ndjerit si dhe tërë komunitetit të madh futbolldashës së Durrësit. Filip Xhaji ka qenë një futbollist që punoi fort bashkë me brezin e lojtarëve të mirë të vitëve 1955-1970 të “Lokomotivës” së dikurshme (sot Teuta) për të ridimensionuar vlerat e traditat më të mira të futbollit në qytetin bregdetar.

Pas lënies së karrierës ka punuar shumë vite në detyrën e trainerit. Kryesisht për moshat e reja nga 11-19 vjec. Për shumë vite me radhë është përkujdesur në Durrës për talentetet e reja, afirmimin e tyre jo vetëm te Teuta por edhe në ekipet Kombëtare të grupmoshave dhe Kombëtaren e madhe kuqezi të Shqipërisë. Federata Shqiptare e Futbollit i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes se mjeshtrit durrësak Filip Xhaji.
Shtuar më 12/10/2018, ora 15:16
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori