Futbollisti PSG-së, e tepron me vizat e bardha në fushë (VIDEO)
Një video e mbrojtësit të PSG-së, Tomas Munir është duke bërë xhiron e internetit. Belgu postoi në rrjetin social “Instagram”, një festim të tijin që kurrsesi nuk duhet marrë shembull.

Munir është frymëzuar nga legjenda e Liverpulit Robi Fouler, teksa ulet pranë vijës së bardhë të fushës dhe feston sikur po thith kokainë.

Edhe pse mbrojtësi belg, ishte duke bërë shaka me videon e publikuar, kjo gjë nuk u prit aspak mirë nga ndjekësit e tij në Instagram. /albeu.com/
Shtuar më 14/12/2018, ora 16:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori