Futi 4 ton kokainë në SHBA, arrestohet ish-ylli i La Ligas
Xhon Viafara, ish-futbollist i La Ligas është arrestuar ditën e djeshme si i dyshuar për trafik droge.

40-vjeçarit i cili në të kaluarën ka qenë pjesë e Sauthemptonit dhe Porsmuthit në Angli si dhe Real Sosiedadit në La Liga, iu vunë prangat në qytetin kolumbian të Kalit, pas një operacioni të DEA-s amerikane me policinë lokale.

Viafara dyshohet se është pjesë e një grupi kriminal, që ka transportuar 4 ton kokainë në SHBA.

Kolumbiani, që dyshohet të jetë anëtar i një karteli lokal të drogës.

40-vjeçari ka luajtur edhe 34 ndeshje me kombëtaren e Kolumbisë, në mes të viteve 2003-2010. Ai u tërhoq nga futbolli në vitin 2015.
Shtuar më 20/03/2019, ora 13:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori