Gafa e FSHF-së në Asamblenë e Përgjithshme, Kosovën e bën pjesë të Serbisë (FOTO LAJM)

Ditën e djeshme, Federata Shqiptare e Futbollit ka mbajtur Asamblenë e Përgjithshme ku ka pasur disa ndryshime statutore si edhe janë vendosur të reja rregulla në lidhje me të drejtat e klubeve. Në Asamble, të pranishmëve u është dhënë një bllok axhende për vitin 2019 nga FSHF.

Mesa duket, në FSHF detajet janë gjëra të parëndësishme dhe deri diku kanë të drejtë, por nuk mund të jetë detaj i parëndësishëm diçka që prek në mënyrë direkte shqiptarët.

Në hartën e stampuar në fillim të bllokut, vihet re se Kosova nuk ka hartë dhe territorin e saj duke qenë në këtë mënyrë pjesë e Serbisë.

Kur në Kosovë, Serbi dhe jo vetëm diskutohet në lidhje me provokimet karshi njëri-tjetrit, një pakujdesi që shkon deri në gafë nga ana e FSHF-së mund të konsiderohet diçka jo pak e turpshme.
Shtuar më 16/04/2019, ora 14:42
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori