Gati për ndeshjen me Mayweatherin, Khabib bën lëvizjen drastike
Pëlqej
Khabib Nurmagomendov shumë shpejt do të përballet në një sfidë boksi me Floyd Mayweather.

Kjo do të jetë padyshim një sfidë ku audienca do të jetë si kurrë më parë, ndërsa që tani të dy sportistët kanë filluar të mendojnë për milionat që do të marrin nga kjo sfidë.

Të dy sportistët ngelen të pamposhtur në fushat e tyre respektive, ndërsa secili nga ta dëshiron që edhe pas asaj sfide të mbetet i pamposhtur.

Sipas The Sun, Khabib i ka bërë ftesë legjendës së boksit Mike Tyson që të jetë trajneri i tij për këtë sfidë.

Nëse Tyson e pranon këtë rol, atëherë do të kishim edhe një arsye më shumë për të ndjekur këtë sfidë mjaft të veçantë, ku amerikani Mayweather do të përballej me një "student" të Mike Tyson.
Shtuar më 19/10/2018, ora 21:32
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori