Gati të shembet "Pallati i VIP-ave", flet nipi i Parashqevi Simakut (FOTO LAJM)

Ditën e sotme, fiks një javë nga tërmeti që tundi vendin po vazhdojnë shembjet e objekteve të dëmtuara.

Pritet që nga momenti në moment në bulevardin Dyrrah të ndërhyet në pallatin e VIP-ave.

Nipi i Parashqevi Simakut, i cili jeton aty prej 22 vitesh, tha për Top Channel se ende nuk u është komunikuar nga autoritetet se ku do të vendosen.

“Mbrëmë e thanë për sot që do shembet. S’na kanë thënë ku do zhvendosemi”

Ndërkohë një banor tjetër tha: “Ne kemi një jetë që banojmë këtu, ça vendimi do merret s’e dimë, shpresojmë të kemi një shtëpi nesër pasnesër”.




Shtuar më 03/12/2019, ora 14:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori