Gazeta prestigjoze e pëson keq, dëmshpërblen legjendën braziliane
Pëlqej
Gazetat shumë herë akuzohen se publikojnë lajme jo të sakta dhe më keq akoma lajme të pavërteta.

Por me sa duket edhe mediat e mëdha dhe prestigjoze e bëjnë diçka të tillë, ku së fundmi gazeta britanike, Daily Mail, do t’i paguajë dëmshpërblim legjendës së futbollit brazilian, Roberto Carlos, për shkak të akuzave jo të vërteta për doping.

Kjo media prestigjoze një vit më parë ka publikuar një artikull rreth Roberto Carlos ku thuhej se futbollisti kishte përdorur substanca të ndaluara për të përmisuar fizikun e tij.

Më pas në një konferencë për media, avokati i Roberto Carlos , Andy Lee, tha se akuzat e Daily Mail kanë qenë të pabaza dhe pas kësaj ish-ylli i Real Madridit, dorëzoi në gjykatë një padi për median britanike javën e kaluar.

“Është një akuzë plotësisht e pasaktë dhe e pabazë. Zotëri Carlos nuk e njeh dhe nuk e ka takuar asnjëherë mjekun Brazilian, i cili në artikull thuhet se i ka ndihmuar Carlosit të sigurojë dopingun,” u shpreh ai.

Të dielën, Daily Mail i kërkoi falje yllit Brazilian, duke e pranuar gabimin e bërë. Ata pranuan t’i paguajnë dëmshpërblim për “shqetësimin dhe turpin” që i ka shkaktuar artikulli.

Megjithatë, ata thanë se akuzat janë bazuar në një dokumentar nga një televizion gjerman./albeu.com/

Shtuar më 23/07/2018, ora 15:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori