Gazetari thirrje publike FSHF: Hapni dyert për tifozët në ndeshjen ndaj Bjellorusisë (VIDEO)
Gazetari i sportit, Ylli Aga i ka bërë thirje publike FSHF që të hapë dyert e stadiumit, Air Albania për tifozët në ndeshjen ndaj Bjellorusisë me reth 30% ose më pak aq sa lejon edhe UEFA.

Gazetari, gjithashtu theksoi se nevoja për të parë futboll te njerzit është e madhe dhe për të hequr stresin e Covid-19 tifozët duhet të lejohen me maska dhe doreza në stadium.

Ylli Aga:

Kam nje apel!
Na duhen tifoze ne ndeshjen me Bjellorusine!
30% e kapacitetit apo edhe me pak!
Me maska, me doreza!
Jo, thjesht ne raport me standartin e perdorur ne perditshmerine tone, por me se shumti se kemi nevoje per nje lajm te mire, ne nje moment kur jemi te rrethuar me nje atmosfere te zymte!
Mos qofsha i gabuar!
Shtuar më 17/11/2020, ora 16:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori