Gazetat sportive italiane injorojnë Shqipërinë, ja si hapen sot (FOTO LAJM)

"Gazzeta dello Sport"
Gazetat italiane e shohin si të sigurt fitoren e kombëtares së tyre sot në Palermo ndaj Shqipërisë. Vetëm në këtë mënyrë mund të justifikohet fakti që media më e madhe e këtij vendi "Gazzeta dello Sport" nuk i ka dedikuar asnjë "boks" në faqen e parë ndeshjes së sotme duke vendosur si prioritet Valentino Rossin.

"Corriere dello Sport" i ka dedikuar një vend të veçantë ndeshjes, duke u bërë thirrje skuadrës së tyre që të fitojnë sfidën e sotme ndaj Shqipërisë. Në faqe të parë është dhe intervista e De Biasit: Kujdes nga Shqiptarët, janë të ashpër dhe me talente.

"Tuttosport" i ka dedikuar një hapësirë të vogël "axurrëve": Italia për tu dashur, të gjithë për "Gallo"-n, duke ju referuar një shpërthimi të bomberit Belottti, raporton Albeu.

"Quatidiano Sportivo" ndërkohë shkruan: 1000 mijë në një natë duke ju referuar sfidës së 1000 për Buffon./albeu.com/
Shtuar më 24/03/2017, ora 09:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori