"Gazzeta Dello Sport": Berisha fantastik, Hysaj e feston keq rinovimin

Gazzeta më e madhe sportive në Itali "Gazzeta dello Sport" ka analizuar paraqitjet e dy futbollistëve të kombëtares sonë Etrit Berisha dhe Hysajnt në sfidën e luajtur dje mes Atalantës dhe Napolit të mbyllur, 1-0 për vendasit.

Berisha është vlerësuar me notën më të lart pas Gomez, ndërkohë që Hysaj ishte ndër më të dobëtit në fushë te napolitanët.

Berisha 7- 3 gjuajtje në portë të bëra nga Napoli, një nga goditja e dënimit, por ai është mjaft i vendosur në ndërhyrjet e tij.

Hysaj 5- Feston rinovimin e kontratës me një paraqitje që lë për të dëshiruar. Zbehet nga loja e Gomez, kur merr pjesë në fazën sulmuese nuk krijon raste për shënim. /albeu.com/
Shtuar më 03/10/2016, ora 10:04
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori