Gazzetta dello Sport: Kosova, "hirushja" që ëndërron kualifikimin në "Euro 2020"
Gazzetta dello Sport: Kosova "hirushja" që ëndërron kualifikimin në "Euro 2020"

Kosova ka befasuar të gjithë jo vetëm shqiptarët por mbarë botën. Një skuadër me plot talente në përbërje e cila deri më tani ka dhuruar spektal teksa ëndërron të marrë pjesë në Euro 2020.

Por nga suksesi i Kosovës, nuk ka lënë pa u vënë re. Gazeta prestigjoze italiane "Corriere dello Sport", i ka kushtuar një artikull Kombëtares së Kosovës duke e cilësuar atë si hirushja e Euro 2020, që ëndëron të marrë pjesë në "Euro 2020".


Analiza për Kosovën:


Nga njëra anë në tjetrën, nga grupi J në grupin A. Ndërsa Anglia vrapon si kokë grupi, lufta për vendin e dytë përfshin edhe Kosovën e vogël. Kjo e fundit minoi shanset e Republikës Çeke, së fundmi. Kombëtarja kosovare, në të cilën militon midis të tjerëve Valon Berisha i Lazios, përfaqëson një shtet të lindur 11 vite më parë dhe jo plotësisht të njohur nga bashkësia ndërkombëtare.

Kush e forcon më shumë imazhin gjeopolitik se rezultatet e kombëtares së këtij shteti ballkanas?

Kosova është e treta në grup, me 8 pikë, vetëm një pikë mbas vendit të dytë, Republikës së Çekisë. Ecuria prej 14 ndeshjesh radhazi pa humbje u prish vetëm mbrëmë, në Angli (5-3). Xhiroja tjetër e këtyre kualifikueseve do të paraqesë një mundësi të mrekullueshme për “Dardanët”.

Republika Çeke do të ketë punë me Anglinë e fortë,ndërsa Kosova do të presë Malin e Zi (teorikisht, kundërshtar më i përballueshëm). Më pas, më 14 nëntor, menyja e xhiros së parafundit të fushatës eliminatore do të rezervojë përplasjen e drejtpërdrejtë në Plzen, pasi ndeshja e parë, të shtunën e kaluar në Prishtinë, përfundoi me suksesin kosovar 2-1.

Një kombëtare e formuar zyrtarisht vetëm në vitin 2016, e cili mund të kualifikohet në Kampionatin Evropian që në provën e parë. Kjo është Kosova. /albeu.com/
Shtuar më 11/09/2019, ora 17:05
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori