Gënjeshtra e Bartomeut, për të cilën Messi nuk po e fal
Kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi, nuk dëshiron të flas personalisht me presidentin e klubit, Josep Maria Bartomeu.

Marrëdhënia mes tyre është ndërprerë dhe Messi nuk i beson më presidentit.

Sipas Cadena Ser, argjentinasi ishte shumë i zhgënjyer me një lëvizje të Bartoemut një vit më parë, përcjell lajmi.net.

Messi personalisht e ka pyetur Bartomeun nëse do të blinte Antonio Griezmannin, gjë të cilën presidenti e ka mohuar kategorikisht.

Gjashtë herë fituesi i Topit të Artë ka insistuar që Barcelona të rikthente Neymar, dhe të mos transferonte Griezmannin.

Por, Bartomeu në fund transferoi Griezmann, dhe Messi u ndje i dëshpëruar me këtë lëvizje të presidentit të Barcelonës.

Lionel Messi këtë verë po kërkon largimin nga Barcelona, dhe Manchester City mbetet skuadra favorite për transferimin e tij./
Shtuar më 01/09/2020, ora 21:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori