Gert Çarçani për partneren e re: Einxhel zgjedhja më perfekte, një vlerë e shtuar për emisionin
Emisioni sportiv "
Pressing", i drejtuar nga moderatori i mirënjohur
Gert Çarçani i cili ka një karrierë 20 vjecare në gazetarinë sportive, tashmë vjen me risi në ekranin më të dashur, "Abc News".
"
Pressing" i cili transmentohet çdo të hënë dhe të enjte mbrëma në orën 22:00, tashmë i është bashkuar dhe modelja e njohur
Einxhel Shkira, e cila do të jetë në krah të Gertit duke filluar nga e hëna e ardhshme.
Në një prononcim ekskluzivisht për Albeu.com, Gerti na tregoi më shumë rreth emisionit.
"Kemi bërë zgjedhjen më perfekte të mundshme që arena e re e emisionit "
Pressing" të jetë një studio e nje tematike të gjërë mbi futbollin. Besimi te partnerja e re është absolute, dhe ardhja e
Einxhel Shkirës në moderim së bashku është një vlerë e shtuar e ketij programi sportiv. Ju presim të hënën në shtëpinë e re", përdundoi moderatori i njohur. /albeu.com/
Shtuar më 14/11/2019,
ora 20:49