Gjarpërinjtë helmues detyrojnë legjendën e Milanit të punojë nga shtëpia
Presidenti aktual i Liberisë, ish-futbollist dhe legjendë e Milan, George Weah, është detyruar të punojë nga shtëpia.

Në godinën e Ministrisë së Jashtme, aty ku ndodhen edhe zyrat e presidentit të Liberisë janë gjetur dy gjarpërinj të zi shumë helmues.

Lajmi është njoftuar nga agjencia e lajmeve “Associated Press”, që citon zëdhënësin Toby Smith.

Aktualisht në zyrat e presidentit dhe ish-sulmuesit të Milan po bëhet dezinfektimi, me qëllim rikthimin e sigurisë për jetën e Weah. /albeu.com/


Shtuar më 19/04/2019, ora 22:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori