Gjest i mrekullueshëm, skuadra maqedonase uron Shkëndijën e Tetovës për 28 Nëntorin
Është dita e pavarësisë së Shqipërisë dhe urime ka gjithandej. Urime që kanë përfshirë edhe botën e sportit.

Një nga rastet më të rralla vjen nga Maqedonia ku në ndeshjen midis Shkëndijës dhe Akademia Pandev ka ndodhur një gjest i çuditshëm.

Ky gjest ka ardhur nga kapiteni i skuadrës së Akademisë Pandev, Stoilov i cili në fillim të takimit i dhuroi një buqetë me lule, kapitenit të Shëkndijës, Armen Alimit duke i uruar kështu festën e 28 Nëntorit.

Shtuar më 28/11/2018, ora 20:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori