Gjeti avionin e fundosur, kërkuesi flet për fatin e Sala-s
Në krye të kërkimeve që gjetën avionin e fundosur në det të futbollistit, Emiliano Sala ishte eksperti i shpëtimit, David Mearns, i cili ka konfirmuar lajmin për “Sky Neës”.

Gjetja e mbetjeve të aeroplanit u bë më anë të sistemit ‘sonar’, një teknikë për zbulimin e objekteve nën ujë dhe për matjen e thellësisë së ujit duke emetuar impulse të zërit.

David Mearns deklaroi: “Puna jonë është kryer. Tani ky është një hetim aktiv në duart e AAIB (degë e Departamentit për Transport, të cilët janë përgjegjës për transportin ajror në Angli, edhe për disa pjesë të Skocisë, Uellsit dhe Irlandës Veriore), ashtu siç jemi pajtuar tani kjo është përgjegjësi e tyre. E gjitha ajo që mendoja ishin familjet. Kjo është ajo që ata donin ne të bënim, ia kemi arritur dhe kjo është më e mira që mund të shpresonim, rezultati më i mirë", ka thënë ai.

Ndërsa kur është pyetur për fatin e Sala-s, Mearns ka thënë se më shumë mundësi trupi i futbollistit mund të jetën në avion ose pranë mbetjeve të funosura në detë.

"Mundësia që trupi i Sala të jetë në avion ëhstë e madhe por kjo i takon AAIB që të kontrollojë. Gjithashtu po hetohet ndër të tjera se si erdhi ky aksident tragjik ndaj ngjarja do zbardhet në orët në vijim." ka thënë kërkuesi David Mearns. /albeu.com/
Shtuar më 04/02/2019, ora 11:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori