Gjilani fiton derbin ndaj Prishtinës
Gjilani ka fituar derbin e javës kundër Prishtinës.

Skuadra e Gentian Mezanit ka arritur që të mposht skuadrën e Prishtinës, edhe pse kjo e fundit luajti në terrenin e saj, shkruan lajmi.net.

Me rezultatin 0:2, Gjilani është kujdesur që t’i bëjë të vetat tri pikët e kësaj xhiroje.

Ishte Edison Kqiku ai që fitoi një penalltiminutën e 14’, penallti të cilën e konvertoi në gol Fiton Hajdari.

Prishtina pati mundësinë e artë që të barazonte rezultatin në minutën e 64’, por Enea Koliqi arriti të ndalte penalltinë e Endrit Krasniqit.

Vendasit tentuan deri në fund, por nuk arritën të thyenin mbrojtjen e skuadrës së Gjilanit.

Mysafirët dolën në fund me një kundërzbritje vrasëse, e cila i dha mundësinë Gerhard Prognit që të shënonte për 0:2, duke ngrirë takimin.

Kështu, Gjilani shkon në kuotën e 13 pikëve pas tetë ndeshjeve, kurse Prishtina mbetet me 11 pikë në shtatë ndeshje.
Shtuar më 25/10/2020, ora 16:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori